Koronavirusi arrin edhe në Kroaci e Austri

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka konfirmuar se në vendin e tij është regjistruar rasti i parë i personit të infektuar me koronavisur. Pacienti tashmë ndodhet në karantinë në një spital të Zagrebit. Edhe në Austri janë raportuar dy rastet e para.
“Pacienti është në Klinikën e Zagrebit për Sëmundje Ngjitëse. Është person në moshë më të re dhe ka simptoma më të buta. Ai ndodhet në izolim dhe gjendja e mirë tash për tash është e mirë”, tha kryeministri Plenkoviq në një konferencë për shtyp.
Ndërkohë ministri kroat i shëndetësisë, Vili Berosh, tha se pacienti kishte qëndruar në Milano të Italisë nga data 19 deri më 21 shkurt, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo edheNjë sirian bie nga 15 metra lartësi në autostradën “Ibrahim Rugova”
Në Austri, dy rastet e para u konfirmuan në provincën perëndimore të Tirolit, në kufi me Italinë. Ende nuk dihet saktësisht burimi i infektimit, por rastet mund të kenë lidhje me Italinë për shkak të afërsisë gjeografike me rajonin e Lombardisë, ku janë shënuar shumica e rasteve e personave të infektuar.














