BallinaUncategorizedKontrolli i Sigurisë në Facebook, Zuckerberg: Ja pse Parisi dhe jo Bejruti

Kontrolli i Sigurisë në Facebook, Zuckerberg: Ja pse Parisi dhe jo Bejruti

Në vazhdën e sulmeve terroriste të ndodhura mbrëmjen e të premtes në Paris, ku mbetën të vdekur 129 persona, disa kompani teknologjike ndërmorën hapa për t’u solidarizuar me vuajtjen e kombit. Një nga këto kompani ishte edhe Facebook, e cila aktivizoi veçorinë “Kontrolli i Sigurisë” për të ndihmuar njerëzit në kryeqytetin francez të konfirmonin se ishin mirë.

Facebook e lançoi veçorinë “Kontrolli i Sigurisë” në tetor të vitit 2014, me qëllimin për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve gjatë katastrofave natyrore. Pavarësisht impaktit pozitiv që pati kjo veçori, sidomos pas sulmeve të fundit në Paris, rrjeti social u kritikua shumë për faktin se aktivizoi veçorinë për sulmet në Paris dhe jo për shpërthimet në Bejrut, që ndodhën një ditë më parë (pa përmendur sulmet e tjera terroriste që kanë ndodhur në të gjithë botën, si masakra në universitetin e Kenias, e cila ndodhi gjithashtu këtë vit).

Mark Zuckerberg iu përgjigj të gjitha këtyre kritikave me një postim në faqen e tij në Facebook.

“Shumë njerëz kanë pyetur me të drejtë pse e aktivizuam veçorinë “Kontrolli i Sigurisë” për Parisin dhe jo për shpërthimet në Bejrut dhe në shumë vende të tjera. Deri dje, rregulli ynë ishte që të aktivizonim Kontrollin e Sigurisë vetëm për fatkeqësitë natyrore. Ne tani e kemi ndryshuar këtë rregull, dhe do ta aktivizojmë Kontrollin e Sigurisë për çdo fatkeqësi njerëzore. Duhet të ishte një herë e parë që përpiqemi për diçka të re, dhe këtë herë ishte Parisi”.

“Keni të drejtë kur thoni se ka konflikte të tjera shumë të rëndësishme në botë”, vazhdoi ai.

“Ne kujdesemi për të gjithë njerëzit njësoj, dhe do të punojmë fort që të ndihmojmë njerëzit në situata të tilla, me sa të kemi mundësi. /krokodili/

- Advertisement -