Kongresmeni amerikan i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve
dp

Lexo edheSërish arrestime në Tiranë, policia e fut në furgon një adoleshent

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Wilson, anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ka theksuar se qytetarët shqiptarë meritojnë liri, institucione të përgjegjshme dhe një shtet ku sundon ligji.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve, ndërsa ka vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.
“Rinia meriton një zë në të ardhmen e vendit të saj”, ka theksuar Wilson.

Lexo edheSërish arrestime në Tiranë, policia e fut në furgon një adoleshent
Kongresmeni amerikan ka rikujtuar gjithashtu se Shqipëria është aleate e NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore, institucioneve demokratike dhe së drejtës për protestë paqësore.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur zhvillimet politike dhe protestat në Shqipëri kanë ngritur shqetësime lidhur me respektimin e lirive qytetare dhe përgjegjësinë e institucioneve.