Konjufca përfaqëson Kosovën në Forumin e Antalyas, fokus te zhvillimet gjeopolitike dhe bashkëpunimi rajonal
dp·
Shpërndaje:
Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dje mori pjesë në Antalya Diplomacy Forum në Turqi.
Në kuadër të punimeve të këtij forumi të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, zëvendëskryeministri dhe ministri Konjufca përfaqësoi Republikën e Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6).
Zëvendëskryeministri dhe ministri Konjufca tha se në takim u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe bashkërendimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë.