BallinaLajmeKonjufca – Osmanit: Me e pasë numrin 1 dhe mos me besu...

Konjufca – Osmanit: Me e pasë numrin 1 dhe mos me besu që bëhesh kryeministre, unë nuk e di çfarë kandidate je

Të ngjajshme

Omar Sharif në Chichester: Frymëzim për një dramë të re

Historia e një vizite të papritur të aktorit legjendar...

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Glauk Konjufca në konferencën për media pas zhvillimeve të fundit dhe refuzimit që ia bëri LDK-ja ofertës së Albin Kurtit për koalicion ka folur edhe rreth Vjosa Osmanit.

Fillimisht Konjufca tha se seancat objektive ishin që Vjosa Osmani të bëhej kryeministre e vendit.

Ai më tutje tha se refuzimi i LDK-së i bie që ata e kanë sikletin e emrave dhe jo interesin e Kosovës.

“Sepse, kandidaten që e kanë vendosur do të ishte e para në listë gjë që do t’i kishte shancat objektive të votohej nga qytetarët e Kosovës dhe të bëhej kryeministre e vendit. Atëherë po i bie që LDK-ja e ka sikletin e emrave dhe jo interesin e Kosovës sepse a është interes i Kosovës të eliminohet PAN-i dhe PAN-i i ardhshëm dhe ky koalicion LDK – VV do ta eliminonte. Pastaj emrin e vendos populli, ne mendojmë që kryeministër i ardhshëm duhet të jetë njeriu që ka më së shumti vota”, tha Konjufca.

Më tutje, ai tha se nuk e kupton se si Vjosa Osmani pati frikë të garojë në listë të përbashkët duke pasur numrin 1.

“Nuk po paragjykoj, mirëpo ky koalicioni midis LDK-së dhe Vetëvendosjes po të ndodhte do të kishim një situatë të qartë politike, ku askush më nuk do të kishte as llogari të bëjë kalkulime të tjera sepse fituesi do të ishte i sigurt. Unë mendoj që kur nuk je e sigurt me hy me një koalicion të madh, me e pasë numrin 1 dhe mos me besu që bëhesh kryeministre, unë nuk e di çfarë kandidati je”, tha Konjufca.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz