Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot në Vjenë një takim me Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se “gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë, avancimin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe bashkëpunimin në funksion të stabilitetit rajonal”.
“Zëvendëskryeministri Konjufca e falenderoi Ministren Meinl-Reisinger për kontributin e hershëm dhe të vazhdueshëm të Austrisë ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhënien e statusit të vendit kandidat, dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim”, vijon njoftimi.