BallinaLajmeKonjufca: Dje kam folur dy herë në telefon me Vlora Çitakun, ajo...

Konjufca: Dje kam folur dy herë në telefon me Vlora Çitakun, ajo e kuptoi ligjin

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka pyetur ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, se si bashkëpunon ai me shtatë ambasadorët që e ka kërkuar shkarkimin e tyre.

Konjufca thotë se vetëm në 24 orët e fundit ka folur dy herë në telefon me ambasadoren e Kosovës në Uashington, e cila ishte në listën e atyre që ministri kërkon të tërhiqet nga misioni.

“Kam folur dy herë në telefon në telefon vetëm dje me z. Çitaku. Vetëm 24 orët e fundit”, ka thënë Konjufca, transmeton Gazeta Express.

“Ajo m’i ka shpjeguar të gjitha ato që po ndodhin. Nëse mbyllet takimi [për gazetarë], mund të ju shpjegoj në detaje se cka është folur”, ka thënë Konjufca.

Tutje, Konjufca thotë se Citaku e ka kuptuar frymën e ligjit dhe ka pranuar të kthehet.

“Desha t’ia japë një mirënjohje ambasadores tonë në Uashington. Për arsye se ajo e ka kuptuar ligjin, ashtu sic e shpjegova unë. Është e vetmja që ka reaguar dhe ka thënë se do të kthehet. E ka lexuar në frymën e saktë ligjin”, është shprehur ministri i Punëve të Jashtme. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz