Protesta vazhdon tek qeveria, hidhet ngjyrë dhe shkruhet në hyrje: “Tani e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”
dp

Lexo edheHaxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian

Ngjyrë e kuqe dhe fishekzjarre janë hedhur në hyrje të objektit, raporton lajmi.net.

Po ashtu në dyer të objektit është shkruar: “Tani e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, një fjali që e kishte përdorur e ndjera, Arlinda Zeka në njërën nga letrat dërguar institucioneve të drejtësisë.
Protesta e sotshme vjen pas rastit tragjik të Arlindës, ku ajo u vra nga kunati i saj dhe se institucionet e drejtësisë dhe sigurisë e kishin neglizhuar si rast, përkundër paralajmërimeve se jeta e saj ishte në rrezik. /lajmi.net/

Lexo edheHaxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian

