back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeKonfiskohen salsiçe të prishura në Prizren, ja çfarë thotë kryetari

Konfiskohen salsiçe të prishura në Prizren, ja çfarë thotë kryetari

Të ngjajshme

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së...

Bajrami: Çështja e rrymës po hetohet nga Prokuroria Speciale

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete...

Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Kamenicë, hynë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e...

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka tregoi se në një qendër të madhe tregtare në qytetin e dytë për nga madhësia në Kosovë janë konfiskuar salsiçe të prishura.

Haskuka nëpërmjet Facebook-ut tha se salsiçet janë konfiskuar pas raportimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve.

“Falë njoftimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve, sot kemi konfiskuar tre paketime me salsiçe të prishura, në një qendër të madhe tregtare në qytet”, shkroi Haskuka.

Kryetari i Prizrenit tha se inspektorët komunalë kanë konstatuar se salsiçet ishin me afat të skaduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e ushqimit, të cilët kanë konstatuar se salsiçet janë me afat të skaduar dhe të krymbosura”, shkroi Haskuka.

Ai bëri të ditur se qendrës tregtare i është shqiptuar dënim, ndërsa salsiçet e prishura janë asgjësuar.

“Qendrës tregtare tek e cila është gjetur ky produkt, i është shkruajtur procesverbali dhe shqiptuar dënimi, ndërsa salsiçet janë asgjësuar nëpërmjet Ekoregjionit”, përfundoi Haskuka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz