Konfiskohen mbi 10 kg. drogë në Skenderaj, arrestohen 5 persona
03

Lexo edheEKSKLUZIVE/ Avokati Gazmend Halilaj padit organet e shtetit për dëmtim imazhi, shpifje e fyerje

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10835 gramë (10 kg. 835 gramë).
Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Të arrestuarit nga policia janë:
Si prova materiale janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.

Lexo edheEKSKLUZIVE/ Avokati Gazmend Halilaj padit organet e shtetit për dëmtim imazhi, shpifje e fyerje
Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.
