Konfirmohet nga drejtuesit e Barcelonës: Jemi afër marrëveshjes për Neymar

Drejtori i Barcelonës, Javier Bordas ka zbuluar se klubi katalanas është afruar edhe më shumë për të arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain për nënshkrimin e Neymar.
Takimi i parë mes Barcelonës dhe PSG ka përfunduar pa një marrëveshje midis dy palëve.
Një delegacion i ‘Blaugranasve’ i përbërë nga Javier Bordas, Oscar Grau, Eric Abidal dhe Andre Cury, udhëtoi në Paris të martën për t’u takuar me drejtorët e PSG dhe për të negociuar rikthimin e brazilianit në Camp Nou, transmeton lajmi.net.
“Ende nuk ka marrëveshje. Ne po negociojmë, po afrohemi”, u tha Bordas gazetarëve pasi ateruan në aeroportin e El Prat të Barcelonës.
Të dy klubet do të vazhdojnë bisedimet gjatë orëve të ardhshme, pasi një takim tjetër mund të mbahet më vonë.

Lexo edheE bujshme/ Në Paris po firmoset marrëveshja, klubi i ri Neymarit do të jetë…
Sipas Le Parisien, Barcelona ofroi 170 milionë euro të cilat do të paguhen në dy këste për sulmuesin 27-vjeçar.
Emri i Ousmane Dembele u vendos edhe në tavolinë si pjesë e ofertës, por kampionët e Ligue 1 nuk janë të kënaqur me ofertën.
Para takimit mes dy palëve, Neymar njoftoi PSG se ai dëshiron vetëm të bashkohet me Barcelonën.














