Konfirmohet: Imazhet satelitore të amerikanëve zbulojnë trupat kosovarë në Serbi

Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në një konferencë për medie janë deklaruar për zhvillimet e fundit në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë.
Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka dhënë detaje për gjetjet e të pagjeturëve.
“Dje e mbyllëm varrezën në Kizhevak. Në atë lokacion po punohet qe 5 vite. Janë tri grupacione, ujërat, minierat dhe vendet … Meqenëse bëhet fjalë për një miniera që janë hedhur gurë, atëherë logjikisht është ndërruar relievi, transmeton Indeksonline
“Duke ju falënderuar imazheve satelitore amerikane, është gjetur edhe koordinata me gjetjen e varrezës. Është punuar nga 16 nëntori, për 10 ditë çështja logjistike nga pala serbe. Ekipet tona nga Kosova kanë qenë vazhdimisht në lokacion. Dje për shkak të motit e kemi ndal punën. Deri më tani janë tërhequr pjesë kockore që kanë qenë në sipërfaqe pas gjejtjes”, ka deklaruar ai.

Lexo edheÇudia e së shtunës| Daçiq thotë se Clinton dhe Albright “gënjyen se serbët kryen masakra e vranë civilë”
Sipas Gërxhaliut, pas marrjes së mostrave për ADN, do të jenë edhe rezultatet e identifikimit.
“4 apo 5 persona janë tërhequr nga ai lokacion”, është shprehur ai.
Ndryshe, Komisioni konfirmoi se brenda këtij viti të bëjnë gërmime edhe në Rahovec, nëse kushtet e motit do të lejojnë. /Indeksonline/














