Komuna e Skenderajt stimulon ngritjen e natalitetit, kaq euro do ndajë për foshnjat që lindin

Komuan e Skënderajt do të ndajë nga 100 euro për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor i kësaj komune.
“Si subvencion simbolik për prindërit”, ka njoftuar Kryetari i Komunës, Bekim Jashari.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Vitin 2021 po e nisim me një lajm të mrekullueshëm për qytetarët e komunës sonë.
Për secilin fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2021 dhe të regjistruar si banor të komunës sonë, do të ndajmë nga 100 euro, si subvencion simbolik për prindërit.

Lexo edhe6 komuna në zonën e kuqe, 26 në të gjelbrën
Aplikimi për të marrë këtë subvencion do të nis shumë shpejtë dhe për procedurat do të njoftoheni me kohë.
Jam i vetëdijshëm që përkrahja për familjen dhe fëmijën duhet të jetë shumë më e madhe por që buxheti i limituar i komunës nuk mundëson aktualisht përkrahje më të madhe kurse vitet në vijim do të rrisim vlerën e këtij subvencioni.
Krahas kësaj shteti ynë duhet të fillojë sa më shpejtë dhënien e shtesave për fëmijët, në menyrë që të ndikojmë kështu në rritjen e natalitetit në shtetin tonë.
Uroj që të kemi sa më shumë lindje e sa më pak vdekje!














