back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleKomuna e Skenderajt me premtim të madh për Drenicën

Komuna e Skenderajt me premtim të madh për Drenicën

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Komuna e Skenderajt i ka premtuar Drenicës se nuk do ta lë vetëm dhe se shumë shpejt do ta nxjerr në dritë prej krizës së madhe që e ka kapluar, e cila e ka lënë edhe pa kryesi. Këtë premtim klubit kuq e zi ia ka bërë drejtori për sport në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala, duke folur në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Në fakt, futbollistët dhe trajnerët e Drenicës janë takuar të mërkurën me Shalën në objektin e komunës, ku drejtori komunal i ka dëgjuar brengat e lojtarëve, të cilët nuk kanë marrë paga, kanë mbetur pa kryesi dhe pa e ditur të ardhmen e po ashtu sfidohen nga kushtet e vështira infrastrukturore, shkruan “Zëri”

Shala u ka premtuar kuqezinjve se Komuna e Skenderajt e ka një plan afatgjatë për klubin, ndërsa u ka premtuar lojtarëve se deri më 30 dhjetor do të shlyhen të gjitha borxhet ndaj tyre. Shala ka premtuar se komuna shumë shpejt do ta shtyjë përpara procesin e formimit të kryesisë së re, me të cilën ekipi do të shkojë edhe në përgatitje jashtë vendit./Zëri/

Të Fundit

Sport

ShowBiz