Komuna e Fushë Kosovës nis shpërndarjen e ujit të pijshëm për qytetarët në zonat e prekura nga përmbytjet
dp

Lexo edheFamilja shtatë anëtarësh bllokohet pasi u përmbyt ura, kryefamiljari: Fati kemi pasë ushqim se nuk kemi mujt me dalë

Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të Kryetarit të Komunës, Valon Prebreza, janë siguruar gjithsej 14 paleta me 728 bidona ujë të pijshëm, të cilat do të shpërndahen sot, më 7 janar 2026, duke filluar nga ora 17:00, raporton lajmi.net
Shpërndarja do të realizohet në këto lokacione:
Rruga Dardania (tek hyrja e lagjes “Britania Homes”)
SHFMU “Mihal Grameno”
Parkingu i Komunës
Lagjet 28 dhe 29 (tek komuniteti ashkali)
Çerdhja Publike “Gëzimi Ynë”

Lexo edheFamilja shtatë anëtarësh bllokohet pasi u përmbyt ura, kryefamiljari: Fati kemi pasë ushqim se nuk kemi mujt me dalë
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike. Për raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra:
193 – Zjarrfikësit
192 – Policia
112 – Emergjencat
+383 49 797 518 – Drejtoria për Shërbime Publike./Lajmi.net/