back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKomuna e Fushë Kosovës merr vendim për shtyrjen e mësimit

Komuna e Fushë Kosovës merr vendim për shtyrjen e mësimit

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë Kosovë ka njoftuar se fillimi i gjysmëvejetorit të dytë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në këtë komunë është shtyrë për një javë.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë duke u bazuar në gjendjen aktuale në territorin e Komunës së Fushë Kosovës, si pasojë e kushteve të rënda atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë lagje dhe fshatra. Po ashtu, janë marrë parasysh vështirësitë serioze në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore, si dhe temperaturat e ulëta.

Autoritetet komunale kanë vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit mësimor, andaj është vendosur që gjysmëvejetori i dytë të nisë më 19 janar, në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës.

Ky vendim është marrë me qëllim të garantimit të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të siguruar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.

Drejtoria Komunale për Arsim ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit lidhur me këtë vendim, ndërsa për çdo informatë shtesë publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz