BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit ndan mirënjohje për shkollën “Rasim Kiçina”

Komuna e Drenasit ndan mirënjohje për shkollën “Rasim Kiçina”

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, priti në takim Drejtorin e Shkollës së Mesme të Ulët “Rasim Kiçina”, Shefqet Bytyqi, mësimdhënësin Ylber Qorri dhe nxënësit e kësaj shkolle të cilët fituan në gara sportive.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgatitur mirënjohje për nxënësit e shkollës “Rasim Kiçina”, për suksesin e arritur në futsall, të cilët kanë zënë vendin e parë. Këtë mirënjohje e ndau Drejtoresha Avdiu në emër të kryetarit.

Shkolla “Rasim Kiçina” ka marr pjesë në gara të ndryshme, fillimisht në krosin komunal vjeshtor 2016, zuri vendin e parë. Mandej në garat në shah, kjo shkollë zuri vendin e dytë në nivel komunal dhe vendin e parë në nivel regjional. Handboll, kategoria e djemve dhe vajzave, vendi i parë në nivel komunal, mandej vendi i parë edhe në nivel regjional. Futsall, vendin e parë në nivel komunal dhe regjional, po ashtu në fund arriti të fitoj vendin e parë në nivel republikan, duke u renditur si më të mirët e Kosovës në futsall. /Drenica Press/

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 1 person, sitting

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz