back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaBujqësiKompanitë kosovare promovojnë produktet në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit në Gjermani

Kompanitë kosovare promovojnë produktet në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit në Gjermani

Të ngjajshme

Lladrovci: Qytetarët kampionë, janë te numri 101

Ramiz Lladrovci ka realizuar  tri takime të ftuara nga...

Petkoviqi thotë se nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga drejtori i Zyrës...

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën tre nxënës janë në gjendje kritike pas...

Abdixhiku: VV-ja e do LDK-në, por LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku foli sonte për zhvillimet...

Një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi, po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtarë të Industrisë së Ushqimit dhe Pijeve, i cili po mbahet në Këln të Gjermanisë.

Në këtë panair produktet e tyre janë duke i promovuar edhe kompanitë kosovare, si:  “AMO”, “Ujë Rugove”, “Frutex”, “Abi&Elif 19”, “Kb Krusha”, “MOEA”, “ASK Foods” dhe “EuroFruti”. Gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi, kompanitë kosovare do ta kenë mundësinë e krijimit të kontakteve me kompani të ndryshme botërore, duke mundësuar kështu krijimin e bashkëpunimit për të ardhmen.

Panairi ka më shumë se 7400 ekspozues dhe pritet të ketë rreth 160,000 vizitor nga vende të ndryshme të botës.

Ndryshe, panairi është hapur më 07 tetor dhe do të zgjasë deri më 11 tetor 2017.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz