Komentatori turk ‘shashtriset’ me golin e Vedat Muriqit: Shijojeni këtë komentim dhe golin e sulmuesit të Kosovës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke shënuar një supergol që në debutimin e tij zyrtare me Fenerbahcen në kampionatin turk, transmeton Gazeta Metro.
Fenerbahce arriti të shënoi një fitore bindëse në ndeshjen e parë të sezonit të ri, duke e mposhtur Gazientepin me rezultatin e thellë 5-0.
Muriqi ishte titullar në këtë ndeshje dhe udhëheqin sulmin e ‘Fenerit’. Sulmuesi prizrenas shënoi një gol të bukur në minutën e 17’të, duke paralajmëruar se edhe në këtë sezon do të jetë ndër sulmuesit më të fortë në Superligën e Turqisë.

Lexo edheMuriqi shënon gol spektakular me Fenerbahçen në debutim
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni golin e Vedat Muriqit të shënuar sonte ndaj Gazientep me një komentim të ‘zjarrtë’ nga komentatori turk i ‘Bein Sports’./gazetametro.net














