Komandanti i FSK-së pret gjeneralin amerikan të USEUCOM-it, flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe anëtarësimin në NATO
dp

Lexo edheFSK thellon bashkëpunimin me SHBA-në, diskutohen planet për të ardhmen dhe NATO-në

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit të dy gjeneralët kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe USEUCOM-it, si dhe për nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Gjeneral Jashari e ka njoftuar homologun amerikan për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së, duke u fokusuar edhe në planet strategjike dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.
Në takim është vlerësuar edhe kontributi i FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), ku pritet që së shpejti të dislokohet kontingjenti i parë i ushtarëve të Kosovës.

Lexo edheFSK thellon bashkëpunimin me SHBA-në, diskutohen planet për të ardhmen dhe NATO-në
Në fund të takimit, Gjeneral McKinney ka falënderuar Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin dhe lidershipin e tij, duke ritheksuar përkushtimin e USEUCOM-it për të mbështetur FSK-në edhe në të ardhmen, në fazën finale të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së. /Lajmi.net/