back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeKomandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qenë në operacionin...

Komandanti i FSK-së dekoroi me medalje pjesëtarët që kanë qenë në operacionin e kërkim shpëtimit në Shqipëri

Të ngjajshme

Behrami: Në Hagë nuk janë gjykuar individët, por UÇK-ja dhe Kosova

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, njëherit deputeti i PDK-së,...

Spalletti e puth gazetarën gjatë intervistës: Edhe kjo është faull!

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka bërë një gjest...

Mospagesa e përvojës e punës, qindra policë dorëzojnë padi në Gjykatën e Prishtinës

Qindra policë i janë drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kjo...

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

Fillimisht, Gjeneral Jashari falënderoi pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast GLT Jashari i përgëzoi për punën, profesionalizmin dhe angazhimin pjesëtarët në fjalë, të cilët e përfunduan me sukses këtë operacion në kushte të ftohta dimërore.

Në fund të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar në këtë operacion humanitar me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe dekoroi me “mirënjohje” njësinë në fjalë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz