Kolonë e madhe në këtë magjistrale, vozitja zgjat deri në 2 orë e gjysmë
BILLI·
Kolona të gjata të automjeteve janë regjistruar të hënën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Vozitja në këtë pjesë po zgjat deri në 2 orë e gjysmë, bëjnë të ditur qytetarët.
Sipas tyre, kolonat në këtë rrugë po bëhen të rregullta, dhe arrijnë deri në 9 kilometra.
Ata thonë se kolonat po ndodhin për shkak të një rrethrrotullimi në hyrje të Vushtrrisë, që, sipas tyre, është ridizajnuar në mënyrë të gabuar.

Lexo edheAgim Bahtirit i ikën krahu i djathtë i partisë
Gazeta Express ka pranuar pamje që shfaqin kolona të pafundme në këtë magjistrale.














