Me nisjen e mandatit të dytë, kanë nisur edhe pakënaqësitë brenda koalicionit dhe brenda partisë AKR, ky kryetar i kësaj partie është i pari i Komunës, Agim Bahtiri.
Bahtiri sot ju është larguar nga partia e tij, njeriun që e kishte krah të djathë dhe që ishte kryesues deri tani, bëhet fjalë për Jeton Ujkanin, i cili nga sot ka zyrtarizuar e ka kaluar në partinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, në AAK, përcjell gazetametro.net.
Ujkani është kryesues i Asamblesë Komunale dhe kishte qenë ndër më të votuarit.
Largimi i Ujkanit u shoqërua edhe me largimin e Blerim Kelmendin, i cili është kryetar i Forumit Rinor të kësaj partie.
Me këto largime, pushteti aktual po humb fuqinë në asamble, e të cilën Bahtiri po synon ta mbulojë me një marrëveshje me LDK-në.
Kujtojmë se Ujkani më herët në Komunën e Mitrovicës kishte qenë edhe drejtori i Prokurorimit./gazetametro.net