Kolona në kufi, qytetarët presin me orë – kjo është gjendja në pikat kufitare
dp

Lexo edhePas pak nis seanca konstituive e Kuvendit, këto janë katër pikat e rendit të ditës

Fluks i shtuar i automjeteve po vazhdon të raportohet në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me pritje më të theksuara në disa vendkalime për dalje nga vendi, shkruan Sinjali.
Sipas të dhënave të fundit për gjendjen në kufi, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Jarinjë, shkruan Sinjali ku për dalje nga Kosova qytetarët po presin deri në 120 minuta.
Kolona ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku pritjet për dalje arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në Merdar, automjetet po përballen me pritje nga 20 deri në 30 minuta.

Lexo edhePas pak nis seanca konstituive e Kuvendit, këto janë katër pikat e rendit të ditës
Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë. Në shumicën prej tyre, pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në Han të Elezit për dalje pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.
