Klienti i lë bakshish, kamerierja qanë kur zbulon motivin (FOTO)
BILLI
Lexo edheLajm i mirë për personave që iu vije era e çorapeve
Një kameriere shpërtheu në lot pasi mori një bakshish të konsiderueshëm dhe të papritur nga një klient.
Përveç porosisë që kushtonte 9.53 sterlina, klienti bujar i la kamerieres edhe plot 200 sterlina të tjera.
Motivi i kësaj zemërgjerësie të papritur fshehej në pjesën e pasme të faturës.
“Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj! Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd larg prej teje, përdori këto para për t’i bërë një vizitë”, shkruhej në faturë.
Lexo edheLajm i mirë për personave që iu vije era e çorapeve
Kamerierja e publikoi foton e faturës në Igmur dhe shfaqi emocionin për marrjen e kësaj dhurate.
“Shpërtheva në lot në kuzhinë. Personat bujarë dhe të dobishëm ekzistojnë akoma”, shkroi gruaja. /albeu.com/
