Kjo ishte e vetmja grua kosovare me gradën gjeneral-major
BILLI
Lexo edheNjë polic i vdekur, tjetri i lënduar rëndë, detaje të reja nga shpërthimi i mbrëmshëm në Zhur
Xhevë Krasniqi, Lladrovci ishte luftëtare e UÇK’së në luftën e fundit në Kosovë, e cila luftoi pareshtur deri në frymën e saj të fundi për lirinë e vendit.
Ajo ishte luftëtarja e vetme e UÇK’së, që kishte gradën e gjeneral-majorit, grada më e lartë që ka marrë një grua shqiptare.
Xhevë Krasniqi, Lladrovci ishte thellësisht e emancipuar por, e shkolluar! Dy herë e diplomuar, si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe si juriste e diplomuar.

Lexo edheNjë polic i vdekur, tjetri i lënduar rëndë, detaje të reja nga shpërthimi i mbrëmshëm në Zhur
Është grua e cila në lëvizjen ilegale çlirimtare, u bë një nga figurat më të rëndësishme dhe më domethënëse, e cila krijoi portretin e saj politik, figurën e gruas që i takonte e ardhmja.
Shtabi i përgjithshëm i UÇK’së, pas rënies i dha titullin, gradën Gjeneral-major, ndërsa më 22 shtator 2008, Xhevë e Fehmi Lladrovci shpallen heronj të Kosovës nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu.