Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKjo është video me të cilën Qazim Laçi i prezantua në Rizaspor

Kjo është video me të cilën Qazim Laçi i prezantua në Rizaspor

Të ngjajshme

Interi arrin marrëveshje me yllin e Serie A-së

Nënkampioni i Italisë, Interi do të përforcohet në repartin...

Vjen reagimi i Nita Latifit pas videos së Eglit: “Pse spo e këndon këngën”?

Këngëtarja shqiptare Nita Latifi, ka reaguar pas videos ku...

Transferi më i ri i Çaykur Rizespor-it, Qazim Laçi, ka kaluar kontrollin mjekësor në Spitalin Acıbadem Fulya në qytetin e Rizas dhe këtë sezon pritet të luajë në Turqi

Futbollisti i Kombëtares shqiptare i është nënshtruar mbrëmë kontrolleve mjekësore, konkretisht  në departamentet e ortopedisë, sëmundjeve të brendshme, syve, vesh-hundë-fytit, kirurgjisë së përgjithshme dhe kardiologjisë.

Kontrolli shëndetësor i lojtarit u përmbyll me testet e mushkërive dhe eforit fizik dhe ka rezultuar i suksesshëm.

Sipas mediave çeke, transferimi i Laçit në Rizespor i ka kushtuar ekipit turk 800 mijë euro.

Nga viti 2023 Qazim Laçi luajti për ekipin e Sparta Pragës – në të cilin ekip luajnë edhe kosovarët Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit