back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKjo është shuma e madhe e pagës që marrin dy zyrtarët e...

Kjo është shuma e madhe e pagës që marrin dy zyrtarët e Telekomit që u gjuajtën me armë në lokal

Të ngjajshme

I lë milionat në Arabi, Laporte zyrtarisht rikthehet në shtëpinë e tij të vjetër

Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte është rikthyer në shtëpinë e...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero,...

Publikohet videoja e të dyshuarit që qëllon me armë Kirk, ndërsa kërkimi vazhdon

Autoritetet sapo kanë publikuar një video të re të...

Telekomi i Kosovës ka organizuar darkën e fundvitit dje në një nga lokalet e kryeqytetit në rrugën ‘Enver Zymberi’, mirëpo kjo darkë nuk shkoi ashtu siç u planifikua, pasi aty pati rrahje dhe plagosje me armë zjarri mes tyre.

Arsim Ramadani dhe Shaban Rama janë dy personat që u fjalosën fillimisht, pastaj u rrahën e përfunduan duke u gjuajtur me armë.

Të dy këta janë të punësuar së fundi nga AAK në valën e punësimeve dhe i takojnë këtij subjekti partiak, ata punojnë në departamentin e logjistikës, ndërsa kanë rrogat ndër më të lartat.

I plagosuri në këtë rast ka mbetur Shaban Ramaj, rastin e të cilit policia e ka cilësuar si ‘plagosje mes të rinjsh’, vepër kjo që u mundua të fshihej nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë se paga që merr në Telekom, Shaban Ramaj është 2,250.83 euro. E njëjtë, është paga edhe e Arsim Ramadanit prej 2,250.83 euro.

Të dy këta janë emra të njohur për publikun kosovar, pasi Ramaj në faqen e tij në Facebook ka disa fotografi me kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj, kurse Ramadani ishte i dënuar më parë në rastin Kiqina por u fal me vendim të Presidentit Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz