Edon Zhegrova ka regjistruar paraqitjen e tij të dytë me fanellën e Juventusit në Champions League, duke hyrë në lojë për disa minuta në barazimin 1-1 kundër Sporting Lisbones.
I aktivizuar në minutën e 72-të, ylli shqiptar i Kosovës solli gjallëri dhe fantazi në krah, duke lënë menjëherë gjurmë me prezencën e tij.
Një paraqitje inkurajuese për Zhegrovën, i cili tashmë pritet të ketë më shumë minuta nën drejtimin e trajnerit të ri të Juventusit, Luçiano Spaleti.
Statistikat e Zhegrovës në ndeshje:
15 prekje të topit
1 driblim i suksesshëm
4 humbje të topit
7 pasime të sakta
4 duele të fituara
Nota: 6.9