back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKjo është komisionerja nga Suhareka e cila dyshohet se “avullojë” votat në...

Kjo është komisionerja nga Suhareka e cila dyshohet se “avullojë” votat në një qendër të votimit

Të ngjajshme

Enrique do t’i nënshtrohet një operacioni

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique do t’i nënshtrohet një...

Dy shtetas të huaj arrestohen në Rahovec për posedim të narkotikëve

Dy shtetas të huaj, një nga Zvicra dhe një...

Vetura godet këmbësoren në Lipjan, dërgohet për trajtim në QKUK

Një grua ka pësuar lëndime pasi u godit nga...

Brenda kandidatëve për deputetë të partive garuese kanë nisur përplasjet rreth votave që disa pandehin se u janë vjedhur.

Së fundmi, kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Burim Ramadani, ka thënë se gjatë procesit zgjedhor më 6 tetor 2019, janë avulluar votat, e me këtë rast ka publikuar edhe fotografi.

“Ja një rast qysh avullohen votat! Qendra e Votimit 2401A, Dhoma nr. 2. Në Fletën Llogaritëse janë 58 vota. Në Formularin Zyrtar janë 0 vota. Pra, 58 qytetarë në Suharekë kanë votuar, por Komisionerja Sh.K ka vendosur që t’i avullojë ato vota. Sigurisht, duhet të ketë rinumërim. Sigurisht, dikush duhet të shkojë në Gjykatë e të merr dënim”, ka shkruar Ramadani.

Ballkani.info merr vesh nga burime të sigurta se komisionerja për të cilën ankohet Ramadani është Shyhrete Kuçi.

Këto burime theksojnë se Shyhrete Kuçi ishte komisionere e deleguar nga dega e LDK-së në Suharekë.

Ajo ka qenë kryekomisionere në klasën Nr.2, në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë.

Ballkani.info ka tentuar të flasë me kryetarin e degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, por ai ka qenë i paqasshëm në telefon.

Të kujtojmë se edhe kandidatë tjerë janë ankuar për manipulim me vota. Shqipe Kastrati e Besa Luzha, të dyja kandidate për deputete nga koalicioni AAK-PSD, janë ankuar për vjedhje votash në Suharekë.

“Ja edhe rasti im. Një ditë më parë më uruan se për momentin kam 602 vota në Suharekë, të nesërmen u “avulluan” në 34???!!!”, ka shkruar Kastrati.

Ndërkaq, për komentin e Ramadanit, kandidatja për deputete Besa Luzha ka thënë se “shembuj si ky, tregojnë, sa i brishtë është ky proces të cilin e lavdëruam të gjithë, sepse nga jashtë, garat në mes partive, vërtet ishin fer. Problemi pra është gara e ndyrë, brenda llojit”.

Edhe gjatë ditës së djeshme, kandidati i AAK-së për deputet, Muharrem Nitaj është shprehur i zhgënjyer me procesin zgjedhor, duke pohuar se ‘po thonë se shumë nga kandidatët, me çanta me para kanë paguar për të fituar mandatet e tyre’.

“Po thonë se shumë nga kandidatët, me çanta me para, i paskëshin blerë mandatet e tyre. Me vjen keq për ta se janë të mjerë. Po thonë që edhe shumë të tjerë paskëshin paguar shumë para e nuk i paskëshin fituar mandatet! Për ta më vjen mirë se haram duhet t’i kenë pasur! Por më së shumti ndiej keqardhje, pse ata që nuk patën para e duhej të ishin zgjedhur, nuk e kaluan pragun! Këtë here nuk ishte koha e tyre! Po lexoj se shumë nga kandidatet po kërkojnë të hapen kutitë e të numërohen votat një për një! Mosni se kjo nxjerr telashe të mëdha, sepse shumë njerëz duhet të koriten, ndonjëri edhe të shkojë në burg ndoshta, e kështu të prishet darka e qejfit të zgjedhjeve, he mos kofshin! Lëreni siç është, se më mirë as që duhej të ishte!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Edhe kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, që vjen nga radhët e kësaj të fundit, Natyra Kuçi, e ka fajësuar koalicionin me AAK-në për dëmtim të partisë.

Ngjashëm, ka ndodhur edhe brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Blerim Latifi qe ndër të parët që pas shpalljes së rezultateve tha se PDK-në se ka mundur as VV-ja e as LDK-ja, por lufta brenda vet partisë për vota.

Ai ka thënë se këtë luftë e kanë fituar ata që kanë pasur para dhe kanë kontrolluar infrastrukturën dhe logjistikën e partisë, për qëllime të veta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz