BallinaLajmeKjo është gruaja që u vra mbrëmë nga burri në Gjakovë

Kjo është gruaja që u vra mbrëmë nga burri në Gjakovë

Të ngjajshme

Arifi për rikthimin e Osmanit në LDK: Strategji e Abdixhikut për rritjen e votave

Ish-ambasadori, Avni Arifi, vlerëson se brenda Lidhjes Demokratike të...

Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje nga kamioni

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar...

Mësohet skuadra e parë e cila inkuadrohet në Serie A

Venezia është skuadra e parë e cila është inkuadruar...

40 vjeçarja nga Tropoja, Valbonë Marku Nrecaj është gruaja që u vra mbrëmë nga ish burri i saj, Pjetër Nrecaj. Viktima dhe i dyshuari kishin muaj që ishin ndarë, ndërsa kishin pesë fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bretkoc të Komunës së Gjakovës, shkruan Gazeta Express

Mbrëmja e 7 korrikut ishte e kobshme për familjen Marku të Gjakovës. Atë natë atyre iu vra e bija Valbona, dhe vajza e saj 9 vjeçare nga ish burri i saj, Pjetër Nrecaj.

Valbona ishte me prejardhje nga rrethi i Tropjës ndërsa kishte ardhur të jetonte në Gjakovë pas luftës. Ndonëse ishte e martuar me Pjetërin dhe kishin gjashtë fëmijë së bashku, dhuna që kishte ushtruar Ndrecaj ndaj saj kishte bërë që ajo të shkonte të jetonte te shtëpia e familjes së saj.

Në korridorin e po kësaj shtëpie,  Kryefamiljari Pjetër Nrecaj dyshohet se me kallashnikov ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsye ende të panjohura.

Valbonës kishte kohë që i vinin kërcënime nga ish burri. Madje, për këtë rast ishte njoftuar edhe Policia dhe kishte hapur rast, por që nuk kishin arritur të parandaloin vrasjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz