BallinaLajmeKjo është gjendja e punëtorit që një polic ia shpëtoi jetën në...

Kjo është gjendja e punëtorit që një polic ia shpëtoi jetën në Suharekë

Të ngjajshme

Omar Sharif në Chichester: Frymëzim për një dramë të re

Historia e një vizite të papritur të aktorit legjendar...

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Një punëtor i një kompanie u godit nga rryma elektrike përderisa po bënte instalimin dhe shtrirjen e kabllos së internetit.

Ai ishte duke punuar në një shtyllë ku kishte edhe rrjet elektrik.

Punëtori thuhet se është lidhur me rripin e sigurisë, por në një moment dyshohet se është goditur nga rryma elektrike ku është varur pa ndjenja në rripin e sigurisë, por që është shpëtuar nga një polic.

Policia e Kosovës në një komunikatë për media në Facebook, ka deklaruar se ekipet emergjente kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe gjendja e punëtorit është përmirësuar pasi është trajtuar në spitalin rajonal në Prizren.

“Është njoftuar emergjenca e cila ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i është ofruar ndihma e parë, për tu trajtuar më pas në spitalin rajonal në Prizren.Veprimet heroike dhe të menjëhershme të policit në Suharekë kanë bërë që punëtori të shpëtojë nga më e keqja apo nga vdekja dhe viktima pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar në shtëpi”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz