Padyshim se kur është hedhur shorti për fazën e grupeve, ai që e ka “pësuar” më së shumti ishte Fatos Beqiraj.
Ish-futbollisti i Shqiponjës së Pejës, është kapiten i Malit të Zi, dhe u paraqit sot ndaj kombëtares së vendlindjes, shkruan GazetaBlic.
Pas ndeshjes, u pa i qetë, teksa pranoi faktin se e kishte të vështirë të luante kundër Kosovës.
“Kur është hedhur shorti për grupe, kam mbetur në një mënyrë të pazakontë. Nuk e dija ç’të bëja, por e morra me profesionalizëm. E kisha të vështirë, e shto këtu faktin kur erdh lajmi se selektori dhe dy lojtarë tjerë nuk do të luajnë, atëherë ishim totalisht të pashpresë. Megjithatë i’a arritëm një pike”, përfundoi ai.
