BallinaSportAgim Kasapolli: Trajneri i Malit të Zi është shqiptar, jo serb –...

Agim Kasapolli: Trajneri i Malit të Zi është shqiptar, jo serb – vetë ma ka thënë

Të ngjajshme

Bajrami akuzon qeverinë: Po mashtron qytetarët me çmimet e naftës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në...

“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Lëvizja...

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton...

Gazetari i njohur veteran i sportit në Kosovë dhe autori i emisionit “Debat me Agim Kasapollin” në Televizionin 7, Agim Kasapolli, ka pohuar se trajner serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ka prejardhje shqiptare, duke këmbëngulur se ai ia kishte konfirmuar këtë kohë më parë.

Tumbakovic shkaktoi rrëmujë sot në Podgoricë duke mos pranuar, bashkë me dy futbollistë serbë, të paraqitet për Kombëtaren e Malit të Zi kundër Kosovës në ndeshjen e sotme të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Branko Latinovic, konfirmoi se trajneri dhe dy lojtarë serbë të Kombëtares malazeze nuk do të paraqiten kundër Kosovës në ndeshjen e sotme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në Podgoricë, duke u dorëzuar para presionit politik nga Beogradi.

Por, sipas Kasapollit, Tumbakovic nuk është serb, por shqiptar.

Gjatë emisionit të tij special për ndeshjen Mali i Zi – Kosova, i cili po shkon drejtpërdrejt tani në T7, Kasapolli pohoi: “Tumbakovic nuk është serb, ai është shqiptar. Këtë ma ka konfirmuar ai vetë”.

Ndeshja e sotme kundër Malit të Zi, është e dyta e verdhekaltërve në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Në ndeshjen e parë, “Dardanët” barazuan 1:1 me Bullgarinë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz