back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKjo është arsyeja e përplasjes mes Aida Dergutit dhe Albin Kurtit

Kjo është arsyeja e përplasjes mes Aida Dergutit dhe Albin Kurtit

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Aida Dërguti i kishte kërkuar Albin Kurtit që të mos kandidonte për Kryeministër në zgjedhjet e qershorit.

Një gabim në grupin e Viberit ka shpërfaqur përplasjet e forta brenda partisë së drejtuar nga Visar Ymeri.

Pyetja e Dërgutit që po i drejtohej Molliqajt vërteton atë që në Vetëvendosje ishte sekret publik – ndarjen në dy kampe, me pikërisht Molliqajn në krye të grupit kundër Kurtit.

Ky grup sipas KTV i kishte kërkuar në formë sugjerimi Kurtit që të mos garojë për kryeministër në zgjedhjet e qershorit, pasi që besonte se nuk do të merrte përkrahje.

Rreshtimi i Dërgutit me Molliqajn lidhet edhe me refuzimin e saj për të kandiduar për kryetare të Vushtrrisë.

Dërguti ishte ankuar për probleme shëndetësore, duke refuzuar insistimin e Ymerit e Kurtit për të qenë ajo kandidate për qytetin e saj.

Deputetja e VV’së në grupin e bisedave të Vetëvendosjes ku është dhënë lajmi se është arrestuar Donika Kadaj, e kishte pyetur nëse është arrestuar Albini, duke thënë “E ate mutin?”.

Albin Kurti bashkë me Donika Kadajn, po mbahen në paraburgim për hedhjen e gazit lotsjellës, akt që e kishte bërë edhe Aida Dërguti në disa raste në Kuvend.

Kjo parti arriti të fitonte më së shumti deputetë në Kuvend në zgjedhjet e qershorit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz