back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaInstantKina thotë se ka rënie të ndjeshme të rasteve të reja me...

Kina thotë se ka rënie të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus

Të ngjajshme

Shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë, kishte mbjellë marihuanë në dhomën e tij

Një burrë nga Prishtina është shoqëruar në stacionin policor,...

Kush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Të dielën me 56 vota për, 52 kundër dhe...

Gjuatje me armë zjarri në Deçan, sekuestrohen disa gëzhoja

Me datën 25 tetor është raportuar për të shtëna...

Pas daljes nga burgu, Dani Alves shndërrohet në një pastor

Dani Alves është padyshim një nga mbrojtësit më të...

A ka vend për Lladrovcin në PDK, flet Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur edhe për...

Përpjekjet e Kinës për të menaxhuar epideminë vrastare, e lidhur me koronavirusin e ri, po funksionojnë, tha kryediplomati kinez, Wang Yi, i cili ia atribuoi uljen e rasteve të reja të infektimit veprimtarisë energjike të vendit të tij kundër sëmundjes.

Në një fjalim të mbajtur në Vientiane për koronavirusin, pas takimit me homologët e tij të dhjetë vendeve anëtare të ASEAN-it, ministri kinez deklaroi se epidemia është e kontrollueshme dhe e kurueshme, pavarësisht shqetësimit që ka shkaktuar në mbarë botën.

“Kina nuk mbron vetëm popullsinë e saj, por edhe pjesën tjetër të botës”, tha Yi.

Kina njoftoi sot për një rënie dramatike të rasteve të reja të infektimit, më e ulëta pas gati një muaji, me një rritje neto prej 394 rastesh, vetëm 25 % e shifrës së njoftuar një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit e ka kaluar numrin 74 500 në Kinën kontinentale, ku epidemia ka shkaktuar 2 118 viktima.

Jashtë Kinës kontinentale, në vendet e territoret e tjera, COVID-19 ka shkaktuar 10 viktima.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz