back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKim Mehmeti e quan mbeturinë ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj

Kim Mehmeti e quan mbeturinë ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj

Të ngjajshme

Burnley vs Liverpool: Një test i madh për Clarets në Premier League

Pas rikthimit të tyre në Premier League, Burnley po...

Pas pak nis protesta në Hagë

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Pak minuta para fillimit të protestës, Haga mbushet plotë me shqiptarë

Ka mbetur vetëm edhe pak minuta në nisje të...

Edhe gjysmë ore nis protesta në Hagë, T7 sjell fotografi prej atje

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Protesta e madhe në Hagë, Rama: Me zemër jam atje, komandant

Përkrahje të fuqishme sot protestës në Hagë, i ka...

Shkrimtari ynë i njohur Kim Mehmeti i ka komentuar lajmet se ambasadori i Kosovës në Shkup ua ka uruar shqiptarëve të Maqedonisë anëtarësimin e vendit në NATO nëpërmjet një fotografie grupore të drejtuesve të BDI-së, shkruan Gazeta Express.

Sipas Kim Mehmteit, ambasada e këtushme e Kosovës ishte dhe mbeti dega më besnike e BDI-së si dhe ‘kazan’ ku Kosova i hedh mbeturinat e veta të papërdorshme politike. Më poshtë ua sjellim komentin e plotë të Kim Mehmetit të publikuar në faqen e tij të FB:

“Mediat raportojnë se Ambasadori i Kosovës në Shkup vazhdon t’i përçajë shqiptarët e Maqedonisë duke ua uruar anëtarësimin e shtetit në NATO nëpërmjet një fotografie grupore të drejtuesve të BDI-së?! Pse, duhej të ndodhte kjo që shqiptarët e Maqedonisë ta kuptojnë se Ambasada e Kosovës në Shkup ishte dhe mbeti ‘dega’ më besnike partiake e BDI-së si dhe kazanë ku Prishtina zyrtare i hedh mbeturinat politike të dala nga ‘Pusi i Gjarprit’, si dhe plehun e papërdorshëm politik!, – shkruan Kim Mehmeti.

Gjithashtu, partitë opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut kërkojnë shkarkimin e Ambasadorit të Kosovës, Gjergj Dedaj.

Kjo pasi që gjatë ditës kur u votua Protokolli për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj e ka uruar këtë ngjarje duke postuar një fotografi të deputetëve të BDI-së./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz