back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKica Xhelili: Hipokrizia po shitet lirë, por Kosova do ta paguajë shtrenjtë”

Kica Xhelili: Hipokrizia po shitet lirë, por Kosova do ta paguajë shtrenjtë”

Të ngjajshme

Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga një grup deputetësh brenda Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka denoncuar përçarjen e skajshme institucionale dhe ka ngritur alarmin për cenimin e rendit kushtetues.

“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë dy grupe deputetësh”, thotë Kica. “Njëri grup INSISTON të votojë sipas Kushtetutës – për, kundër ose abstenim për Kryetar të Kuvendit. Grupi tjetër bllokon me çdo mjet – imponon komisione të fshehta jashtë çdo procedure ose ndërpret seanca pa rregull.”

Sipas saj, paradoksi qëndron në faktin që pas çdo seance, kërkesa për ndëshkim u drejtohet jo sabotuesve, por deputetëve që kërkojnë ligjshmëri.

Kica nuk i kurseu as akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar si hipokritë dhe duke cituar filozofin La Rochefoucauld: “Hipokrizia është nderimi që veset ia bëjnë virtytit.”

Ajo thotë se VV nuk kanë më as hijen më të turbullt të ndershmërisë, por shtiren si të tillë në publik për të fituar mbështetje.

“Shoqëria jonë, duke blerë lirë hipokrizinë, do ta paguajë shtrenjtë rrënimin e rendit kushtetues, e me të – Kosovën,” paralajmëron ajo.

Në fund, Kica shpreh një grimë shprese se qytetarët janë këndellur dhe nuk do të bien më pre e manipulimit.

“Ma lejoni optimizmin, qoftë edhe naiv, të besoj se jemi këndellur.”

- Advertisement -

Të Fundit