BallinaJetëKëto janë të gjitha shtetet që i dhanë pikë Shqipërisë në Eurovision

Këto janë të gjitha shtetet që i dhanë pikë Shqipërisë në Eurovision

Të ngjajshme

Dyshohet për një vetëvrasje në Pejë

Një incident i rëndë dyshohet se ndodhur gjatë pasditën...

Sulm me raketa në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, plagosen pesë persona

Pesë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me...

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

Shqipëria në finalen e Eurovisionit performoi mjaft mirë, duke marrë më së shumti pikë në historinë e saj dhe duke u renditur në vendin e tetë

Shkodra Elektronike me këngën ‘Zjerm’ mori gjithsej 218 pikë, 173 nga publiku dhe vetëm 45 sosh nga juritë kombëtare.

Që në fillim ishte evidente se pikët e jurive kombëtare nuk po e favorizonin fare Shqipërinë, ndërsa disa këngë të tjera që më shumë konsideroheshin si akte komedie, merrnin më tepër pikë.

Sidoqoftë, Shqipëria arrit që me 173 pikët e publikut të renditet lart, ndonëse pritshmëritë nga mbështetësit ishin edhe më të mëdha.

Franca qe shteti i vetëm që i dha 12 pikë Shqipërisë përmes jurisë kombëtare. Për më tepër, edhe publiku francez e pëlqeu këngën, duke i dhënë 10 pikë Shkodrës Elektronike, pra vendi i dytë më i votuar nga publiku francez.

Edhe Mali i Zi, njëjë sikur Franca, i dha Shqipërisë 22 pikë në total, 10 nga juria dhe 12 nga publiku. Greqia pason me 14 pikë, Italia me 13 sosh dhe pjesa tjetër e botës, ku përfshihet edhe Kosova, i dha Shqipërisë 10 pikë. Pra, nga vendet jopjesëmarrëse, Shqipëria ishte e dyta më e votuara.

Shqipëria mori goxha vota nga publiku kroat me 10 pikë, nga Zvicra po ashtu mori 10 pikë, ndërsa nga publiku gjerman mori 8 pikë.

Ky është numri më i madh i pikëve për Shqipërinë në Eurovision, por jo renditja më e lartë ndonjëherë. Në vitin 2012, Shqipëria me Rona Nishliun arriti vendin e pestë, por atëherë kishte më pak pikë në lojë sesa pas ndërrimit të formatit ku juria i ka pikët veç dhe publiku po ashtu pikët e veta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz