back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKëto janë të gjitha masat e reja anti-COVID që hyjnë në fuqi...

Këto janë të gjitha masat e reja anti-COVID që hyjnë në fuqi nga e premtja

Të ngjajshme

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin...

Kamioni përplaset me motoçikletën në hyrje të Lipjanit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Gyokeres dyfishon rezultatin për Arsenalin

Arsenali dyfishon rezultatin ndaj Nottingham Forestit. Dhe golin e dytë...

Haradinajt: Kosova po kalon në ditë të errëta, na duhet dritë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në hapjen zyrtare të...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë shpalosur planifikimet për masat e reja anti-COVID.

Hoti ka bërë të ditur se masat do të vendosen në votim elektronik, dhe hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00, shkruan lajmi.net.

“75 brenda një javë në 100 mijë banorë, grupi me ngjyrë të gjelbër. Portokalltë, ku numri shkon nga 76 deri në 150 pacientë, dhe mbi 150 pacientë ata me ngjyrë të kuqe”, ka thënë Hoti.

Vendimet e plota:

Komunat me ngjyrë të gjelbër, rrezik më të ulët:

Lejohen operatorët ekonomik nga ora 05:00 deri 20:00.

Rregullohet transporti publik me 50% të kapacitetit, dhe kufizimi i pasagjerëve.

Qendrat tregtare 05:00 – 20:00.

Gastronomia deri në orën 20:00, e pastaj merr me vete.

Komunat me rrezik të mesëm:

Operatorët nga ora 05:00 – 18:00.

Gastronomia nga ora 05:00 – 18:00.

Në këto komuna institucionet publike dhe private punojnë vetëm me staf esencial.

Qendrat tregtare nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Rregullohet forma e funksionimit të trafikut publik.

Komunat me rrezik të lartë:

Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj dhe të tjera.

Lejohet aktiviteti ekonomik deri në orën 19:00.

Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik, dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes qytetare(Ora policore).

Ndalohen hyrje- daljet nga këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz