back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKëto janë rezultatet e deputetëve që kandiduan për t’u bërë kryetarë të...

Këto janë rezultatet e deputetëve që kandiduan për t’u bërë kryetarë të komunavevv

Të ngjajshme

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...

Hysen Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat...

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...
- Advertisement -

Në zgjedhjet lokale që u zhvilluan dje, kishte një numër të deputetëve të cilët ia kishin mësyrë që të bëhen kryetar të komunave.

11 deputetë ishin nga të gjitha partitë politike që u kandiduan nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Gjashtë prej tyre kanë arritur që ta sigurojnë balotazhin, kurse pesë tjerë do të duhet të kënaqen me ulësen e Kuvendit pasi nuk kanë marrë vota të mjaftueshme për tu ballafaquar në raundin e dytë.

I vetmi deputet që në balotazh shkon si i pari, është Qëndron Kastrati i Vetëvendosjes i cili në garë për Kamenicën ka siguruar 37.42% të votave.

Si të dytit në balotazh garës për të parin e komunës do t’i futen edhe Arban Abrashi në kryeqytet i cili ka fituar 35.87% të votave, Mytaher Haskuka në Prizren që mori mbi 22% të votave të qytetarëve.

Me 27.34% të votave në balotazh do të jetë edhe Sami Kurteshi në Gjilan, kurse Gani Dreshaj do të jetë përballë Haki Rugovës në balotazhin për Istog, pasi ka marrë mbi 37% të votave.

Edhe Mimoza Kusari-Lila e Atlernativës do të jetë në balotazhin e Gjakovës, përballë Ardian Gjinit.

Por, gara për zgjedhje lokale nuk u eci mirë disa deputetëve të Kuvendit.

Zafir Berisha në Prizren, Faton Topalli në Ferizaj, Driton Çaushi në Gjakovë, Sali Salihu në Viti e Zenun Pajaziti në Gjilan nuk kanë arritur që të paktën ta sigurojnë raundin e dytë,

Pra nga pesë deputetë, tre janë të Vetëvendosjes që nuk përmbushën pritshmëritë e partisë.

Ndryshe, balotazhi për zgjedhje lokale zhvillohet më 19 nëntor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz