Këto janë ministritë që Vetëvendosje nuk ia japin assesi LDK-së

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka qenë i ftuarin në emisionin Frontal Live në televizionin T7.
Sfeçla ka thënë se të gjithë ata që e kanë keqpërdor buxhetin e Kosovës do ta paralizohen me ardhjen e qeverisë Kurti.
Sipas Sveçles dy dikastere të rëndësishëm do ti takojnë partisë së tij.
“Qëndrimi i VV-së është që nuk do të kemi një qeveri të sulltanateve, siç ka ndodh më herët pasi do të jetë qeveria Kurti. Ministria e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do ti takojnë VV-së, nëse do të fitonte LDK, do ti takonin asaj” tha Sveçla.
Po ashtu Sveçla ka folur edhe për përafrimet me LDK, tani kur i kanë shpeshtuar takimet për ta bërë qeverinë.

Lexo edheLAJMI I FUNDIT: Ftohet në Hagë ish- Komandanti kryesor i UÇK-së
Ne jemi të vendosur që bisedojmë për reforma dhe jo për dikastere, për këtë ka votuar populli jonë. Populli ka thënë që ne kemi drejtë ku kemi thënë që shteti është i kapur. Kur ke shtet të kapur duhet shkapur, ne jemi deklaruar për demokraci. Ne po kërkojmë një shtet evropian i cili do të duhet të ishte shëmbëlltyrë për ne”, ka shtuar Sveçla.
Po ashtu Sfeçla ka komentuar edhe ftesat e Gjykatës Speciale në adresë të ish ushtarëve të UCK-së.
LVV do të shfryzzojë të gjitha mekanizmat që të mbroj luftën e drejtë të UCK-së. Kanë bërë gabim që e kanë votuar gjykatën speciale. Çështja është që tash je në një minus të madh, tash është një mekanizëm i madh edhe do të jetë shumë e vështirë që kjo luftë të përfundoj me sukses, por kjo nuk na ndalon që nisme në atë drejtim”, ka potencuar Sveçla.














