Këto janë kandidatët e PDK-së për deputetë nga Podujeva
BILLI
Lexo edheProfesori universitar ia numëron dështimet ministrit Shyqiri Bytyqi që kaloi në PSD
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka caktuar kandidatët e saj për deputetë nga dega e Podujevës.
Në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 6 Tetorit, nga Podujeva, do të garojnë: Rrustem Mustafa i njohur si Remi, Naim Fetahu, Fahri Osmani dhe Floreta Zejnullahu, shkruan Gazeta Blic.
Rrustem Mustafa, ka qenë deputet për disa mandate në të kaluarën. Po ashtu, edhe Naim Fetahu, në legjislaturën 2014-2017, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Kurse, Fahri Osmani, aktivisht është kyqur vonë në politikë. Ai për vite me radhë ka qenë drejtor i Menzës së Studentëve në Prishtinë.

Lexo edheProfesori universitar ia numëron dështimet ministrit Shyqiri Bytyqi që kaloi në PSD
Teksa, Floreta Zejnullahu, aktualisht është asambleiste në Komunën e Podujevës, nga radhët e PDK-së.
Në Podujevë, tashmë janë caktuar edhe kandidatët nga radhët e LDK-së.
Fidan Rekaliu, Nexhmi Rudari, Ekrem Hyseni, Visar Hoti dhe Florie Besholli, janë caktuar kandidatë për deputetë nga dega e LDK-së në Podujevë.