back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportKëto janë fjalët e para të Valon Berishës tek skuadra e re

Këto janë fjalët e para të Valon Berishës tek skuadra e re

Të ngjajshme

Mesfushori kosovar Valon Berisha është zyrtarizuar te skuadra e re, Fortuna Dusseldorf në Gjermani.

26-vjeçari është i huazuar nga Lazio deri në fund të sezonit aktual, ndërsa klubi ka mundësinë të shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij, përcjell Gazeta Blic.

Dusseldorfi është aktualisht i 18-i në Bundesligë dhe po lufton për mbijetesë. Vetë Berisha ka thënë se mbijetesa në Bundesligë është qëllimi kryesor për të dhe klubin e ri.

Ai është deklaruar pas prezantim të tij.

“Nga dita e parë, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin që të arrijmë qëllimin tonë të madh, të qëndrojmë në ligë”, ka deklaruar Valon Berisha për faqen zyrtare të klubit.

“Në bisedat me Lutz Pfannenstiel, por edhe me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili ka luajtur edhe për Fortuna, kam një ndjenjë tejet të mirë”.

“Pas kësaj, unë më të vërtetë doja të luaja te Fortuna”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz