Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKëta janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës, në rast të kualifikimit në...

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës, në rast të kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve

Të ngjajshme

Dritën e pret një kundërshtar i vështirë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

“Intelektualët”, do të udhëtojnë drejt Danimarkës ku do të përballet ndaj Copenhagenit nesër në orën 19:00.

Para hedhjes së shortit të sotëm, në rast të një kualifikimi historik në raundin e tretë, Drita mund të përballet me njërin nga fituesit e këtyre ndeshjeve:

Lech Poznan  vs Breidablik

RFS  vs Malmö

KuPS  vs Kairat

Ndërsa në rast të eliminimit, Drita bie në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Kujtojmë se shorti i raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, mbahet sot në orën 12:00, ajo e Ligës së Evropës në orën 13:00 si dhe e Ligës së Konferencës në orën 14:00./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit