back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSportKëta janë katër kandidatë që mezi presin që t’ia zënë vendin Bunjakut...

Këta janë katër kandidatë që mezi presin që t’ia zënë vendin Bunjakut (FOTO)

Të ngjajshme

Posti i kryetrajnerit të Kosovës, sot është posti më i lakmuar jo vetëm nga trajnerët kosovar, por edhe për ata të huaj.

Jo pak trajnerë kanë shprehur haptazi dëshirën e tyre që një ditë të bëhen selektor të Kosovës.

Gazeta Blic merr vesh se katër emra po përmendën, që mund të vijnë në krye të përfaqësueses së  Kosovës.

Ish- trajneri i Prishtinës dhe i kombëtares kroate Ciro Bllazeviç, disa herë e ka bërë publike dëshirën e tij për t’u bërë selektor i reprezentacionit të Kosovës. Madje, kroati disa muaj më parë në një intervistë kishte deklaruar që nëse ai bëhet trajner i Kosovës, më shumë gjasa Kosova do të jetë pjesëmarrëse në kampionatin botëror “Rusia 2018”, shkruan GazetaBlic.com.

CIRO BLAZEVIC

Po ashtu edhe ish- lojtari i famshëm i Prishtinës, Ardian Kozniku është një emer tjetër i cili “ëndërron” që një ditë të jetë pasardhësi i Albert Bunjakit. Kozniku i kishte thënë mediave kroate që ëndërron dhe jeton që një ditë të emërohet selektor i Kosovës, shkruan GazetaBlic.com

ARDIAN KOZNIKU

Sipas një burimi të rezervuar, të dy këta trajnerë kanë shprehur interesim dhe kanë kontaktuar drejtuesit e Federatës së Futobollit të Kosovës.Një trajner i cili pothuajse çdo herë kritkon reprezentacionin e Kosovës dhe trajnerin Bunjaki, është edhe ish trajneri i Hajvalisë Ismet Munishi. Ky i fundit në ndeshjën që Kosova e humbi përballë Kroacisë kishte thënë që ai me Hajvalinë nuk do të humbiste me rezultat 6-0, ai po ashtu ka kritikuar trajnerin Bunjaki për formacionin e gabuar që e ka hedhur në fushë përballë Islandës.

ISMET MUNISHI

Ismet Munishi edhe pse nuk e ka shprehur haptazi dëshirën e tij që të bëhet tani selektor, ai në RTK kishte deklaruar që një ditë shpreson të bëhet selektor i Kosovës, por jo në keto momente, shkruan GazetaBlic.com
Por sipas një burimi kofindencial të Gazetes, më i preferuari nga Fadil Vokrri është Besnik Hasi
krejt kjo pasi që Hasi së fundmi ka qenë kreytrajner i dy gjigantëve të futbollit, Anderlecht dhe Legia Warsaw.
Vokrri e sheh Hasin si një trajner me ide dhe një trajner ofansiv, i cili i përshtatet kombëtares së Kosovës e cila më shumë lojën e bazon në fazën ofensive.

BESNIK HASI

Një gjë është sigurt, “karriga” e Albert Bunjakut është bërë shumë atraktive për trajnerët vendor dhe ata të huaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz