BallinaRegjionaleKëta janë kandidatët për asamble komunale nga iniciativa më e re në...

Këta janë kandidatët për asamble komunale nga iniciativa më e re në Skenderaj (FOTO)

Të ngjajshme

“Toki” jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Prishtinës

Rikthimi i Afrim Tovërlanit si trajner i Prishtinës ka...

“Mos më turpëro” – Gimbo këshillon Selin nëse del nga BBV 5

“Ndiqe zemrën, edhe çfarë të thotë zemra” Gimbo i ka...

Abdixhiku shtron iftar për myftiun Tërnava

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shtruar iftar për...

Ballkani sjell një transfer cilësor, ish-lojtarin e AEK-ut

Ballkani ka zyrtarizuar një prurje të re në skuadër. Boshnjaku...

Iniciative Qytetare “Dyzetenjëmijë” e themluar para pak ditësh në Skenderaj, ka bërë publike emrat që do të jenë kandidat për Asamblenë e Kuvendit Komunal të Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Malsor Bejta që njëherit është edhe i pari i Inicativës Qytetare “Dyzetenjëmijë” ka bërë publike emrat e gjithë kandidatëve.

Malsor Bejta me këtë rast tha se “I.Q Dyzetenjëmijë ka lindur si pasojë e abuzimit të skajshëm në qeverisjën lokale në komunën tonë. Mungesa e transparencës, llogaridhënies dhe mungesa e përfaqësimit dinjitoz na ka shtyer të marrim këtë hap. Synimet tona janë të qarta: duam një qytetari aktive, dhe një vetdijësim të gjithëmbarshëm përmes frymës institucionale. Duam të tregojmë që në këtë vend ne egzistojmë, andaj, nuk na mjafton vetëm rrahja e pulsit, por duhet t’jemi të vendosur të marrim përgjegjësi për të ardhmen tonë dhe brezave që vijnë. Thjeshtë duam ta potencojme që ne EKZISTOJMË!

E mira në mesin tonë egziston veç duhet vullnet, punë dhe dashni e madhe ndaj vendit, në mënyrë që Ekzistenca jonë të bëhet normale, e jo mbijetesë!

Në këtë listë të bie në sy se në mesin e shumë kandidatëve të kësaj iniciative janë kryesisht persona me profesione artistësh; si: këngëtar, skulptor, sportist e profesione të tjera, që më një frymë të re synojnë të sjellin ndryshim në Skenderaj.

Portali Drenica Press më poshtë ju sjellë listën e plotë:

Fotografia e Dyzetenjëmijë - 41000

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz