Këta janë 10 të nominuarit për anëtar në Gjykatën Kushtetuese
Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese ka nominuar 10 persona të cilët i plotësojnë kushtet formale juridike për të qenë anëtar. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media e dërguar nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, shqyrtoi sot aplikacionet e kandidatëve për pozitën e një anëtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, u bë vlerësimi i përmbushjes së kritereve të kandidatëve, të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Lexo edheMinistri Beqaj ka një lajm të mirë për sektorin privat
Komisioni konstatoi se 10 të nominuarit: Shqipdon Fazliu, Emrush Kastrati, Shkëmb Manaj, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Hashim Çollaku, Shqipe Ibraj-Mala dhe Nexhmi Rexhepi, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.
Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me 4 dhjetor 2017, ndërsa intervistimi me gojë do të bëhet më datën 11 dhjetor 2017./Express/














