Mesfushori i cili luan për skuadrën angleze Arsenal, është mbledhur me reprezentacionin e Zvicrës gjatë kësaj jave, e në Instagramin e tij ka publikuar disa momente gazmore nga interaksionet me shokët e kombëtares, shkruan rtv21.tv.
Në njërën nga videot që Xhaka i ka publikuar në Insta Story, shihet sulmuesi i ri zviceran Breel Embolo duke kërcyer vallen shqipe me muzikë shqipe, e Xhaka duke ‘i bërë atmosferë‘.















