BallinaSportKosova përballet këtë javë me Përfaqësuesen që do të luajë në Botërorin...

Kosova përballet këtë javë me Përfaqësuesen që do të luajë në Botërorin 2018?

Të ngjajshme

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi mbrëmë miqësoren me Shqipërinë, të cilën e mposhti me rezultat të pastër, 3:0, shkruan zeri.info.

Dhe, pas anulimit të miqësores me Bregun e Fildishtë, Federata e Futbollit të Kosovës po bën përpjekje për gjetjen e një kundërshtari për miqësoren e radhës, që do të zhvillohej këtë javë.

Deri tash, në opsion ishin Kongo dhe Moldavia, por së fundmi ka dalë edhe opsioni i tretë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot për “Zërin” përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes.

“Nuk e di nëse do të luajmë të shtunën apo jo, sepse loja me Bregun e Fildishtë është anuluar. Kjo nënkupton se ne do të ushtrojmë sot, por nuk e dimë nëse është përgatitje për lojën e dytë apo është vetëm përgatitje për të ardhmen”, ka thënë fillimisht trajneri zviceran për gazetën.

“Nëse nuk kemi kundërshtar për fundjavë, të premten të gjithë lojtarët mund të shkojnë në shtëpi dhe t’i shijojnë pushimet. Ose, nëse shkojmë në Turqi, të premten ushtrojmë në mëngjes dhe në mbrëmje luajmë kundër Iranit, sepse ky ekip është në kërkim të një kundërshtari për përgatitje për Botërorin e Rusisë. Do të ishte një kundërshtar mjaft i mirë. Pra i kemi dy zgjidhje: ose të përgatitemi për shtator, kur na pret Liga e Kombeve, ose ta luajmë miqësoren e qershorit”, ka shtuar Challandes për “Zërin”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz